KQZ certifikon rezultatet e zgjedhjeve për kuvende komunale

Prishtinë | 03 Nën 2021 | 15:00 | Nga Hasan Hoti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka certifikuar rezultatet e zgjedhjeve për kuvende komunale, raporton Ekonomia Online.

Nga rezultatet e certifikuara, në Kuvendin Komunal të Prishtinës, Lëvizja Vetëvendosje do t’i ketë 17 ulëse me gjithsej 26 mijë e 962 vota apo 33.56%.

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) do t’i ketë 14 ulëse me gjithsejtë 21 mijë e 865 vota apo 27.21%.

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) do t’i ketë 9 ulëse me gjithsejtë 14 mijë e 250 vota apo 17.74%.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka fituar 6 ulëse me gjithsejtë 8 mijë e 638 vota apo 10.75%.

Aleanca Kosova e Re (AKR) do të ketë 3 ulëse në Kuvendin Komunal të Prishtinës me gjithsejtë 4 mijë e 499 vota po 5.60%.

Lëvizja për Bashkim dhe Nisma Socialdemokrate do ta kenë nga një ulëse me gjithsejtë 2 mijë e 319 vota apo 2.89% dhe 790 vota apo 0.98%.

Gjithashtu, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpallur rezultatet përfundimtare për këshilltar komunalë.

Bazuar në këto rezultate, LDK dhe PDK kanë me së shumti këshilltarë komunal, nga 206 secila në tërë Kosovën.

Sa i përket votave për këshilltarë komunalë LDK-ja ka marrë 170,134 vota, ndërsa PDK-ja 161,645 vota.

VV ka siguruar 193 ulëse në Kuvende Komunale, duke marrë 168,084 vota.

AAK qe ka marrë 9863 vota në krejt Kosovën, do t’i ketë 120 asamblist.

Nisma do t’i ketë 21 ulëse pasi ka marrë 18,455 vota.

AKR do të ketë vetëm 8 asamblistë pasi ka marrë 10,277 vota.

E Lista Serbe do t’i ketë 147 këshilltarë komunal.

Kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, njoftoi se që nga sot (e mërkurë) duke filluar nga ora 16:00, partitë mund t’i parashtrojnë ankesat e tyre në PZAP. Afati do të jetë 24 orë.

Rezultatet e përgjithshme të Zgjedhjeve Lokale mund t’i gjeni KËTU.

LEXO EDHE:

Të ngjashme