KQZ certifikon rezultatet për kryetar në Ferizaj, Shtime e Podujevë

Prishtinë | 03 Nën 2021 | 14:40 | Nga Hasan Hoti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka certifikuar rezultatet e zgjedhjeve në tri komunat e mbetura pas ankesave në Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), raporton Ekonomia Online.

Kësisoj, KQZ ka certifikuar zgjedhjet në Shtime, Ferizaj dhe Podujevë.

Ndërkaq pa u certifikuar kanë mbetur rezultatet e zgjedhjeve në Kllokot.

Në Shtime në balotazh garojnë Qemajl Aliu i VV-së me 45.29 për qind të votave dhe Naim Ismajli i PDK-së me 44.54 për qind të votave.

Komuna e Podujevës shkon në balotazh ndërmjet Ekrem Hysenit të LDK-së me 44.20 për qind të votave dhe Shpejtim Bulliqit të LVV-së me 44.16 për qind të votave.

Rezultatet e zgjedhjeve janë certifikuar edhe në Komunën e Ferizajt, ku zgjedhjet i ka fituar Agim Aliu i PDK-së.

LEXO EDHE:

Të ngjashme