KQZ fillon numërimin e votave dhe publikimin e rezultateve

Prishtinë | 17 Tet 2021 | 20:23 | Nga Ekonomia Online

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka filluar numërimin e votave, për zgjedhjet komunale që u mbajtën gjatë ditës së sotme në Republikën e Kosovës.

Kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi ka thënë se pjesëmarrja e qytetarëve në këto zgjedhje deri në orën 19:00 është 43% apo 770 mijë e 117 votues.

Në Prishtinë, nga votat që janë numëruar deri më tani, për momentin është duke prirë kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, Arben Vitia.

Rezultatet e publikuara në ora 19:00 nga Albanian Post, kanë treguar se kryeqytetin do ta fitojë Arben Vitia, mirëpo do të ketë Balotazh me kandidatin e LDK-së, Përparim Ramën.

Komunat në të cilat nuk pritet të ketë balotazh sipas Exit Pol, janë komuna e Ferizajt, të cilën gjithnjë sipas Exit Pol-it do ta fitojë Agim Aliu i PDK-së, ndërsa e njëjta parti pritet të fitojë edhe në Mitorvicë pa balotazh, me kandidatin Bedri Hamzën.

Gjithashtu balotazh nuk pritet të ketë as në qytetin e Podujevës, ku po prinë kandidati i VV-së, Shpejtim Bulliqi, si dhe Peja, ku Gazmend Muhaxheri pritet të fitojë pa balotazh.

Ndërsa sa i përket komunave tjera të mëdha, në Gjilan po prinë Alban Hyseni nga VV, në Prizren po prinë PDK me kandidatin e saj Shaqir Totaj.

Të ngjashme