KQZ-ja certifikon sot rezultatet përfundimtare për Kuvende Komunale

Prishtinë | 16 Nën 2021 | 12:23 | Nga Ekonomia Online

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do t’i certifikojë sot rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve lokale që janë mbajtur më 17 tetor në Kosovë, raporton Ekonomia Online.

Kjo është bërë e ditur përmes një komunikate për medie, me ç’rast thuhet se “Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës. Në rend dite është edhe certifikimi i rezultateve përfundimtare të Zgjedhjeve për Kuvende Komunale të cilat u mbajtën më 17 tetor 2021”.

Mbledhja mbahet në ora 14:00.

Të ngjashme