KQZ-ja shpall rezultatet, VV-ja merr 49.95%, PDK-ja e dyta me 16.9%, kurse LDK-ja merr 12.64% të votave

Prishtinë | 04 Mar 2021 | 11:11 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë shpalljen e rezultateve për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 14 shkurtit, raporton Ekonomia Online.

Sipas rezultateve VV-ja ka siguruar 49.95% ose 438 mijë e 334 vota, pasuar nga PDK-ja me 16.9% ose 148 mijë e 296 vota, kurse LDK-ja ka marrë 12.64% ose 110 mijë 978 vota.

Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka ka bërë publike rezultatet, duke sqaruar se pjesëmarrja në votime ka qenë 48.77%.

Daka shtoi se LVV-ja do t’i ketë 58 deputetë, PDK do t’i ketë 19 deputetë, LDK do t’i ketë 15 deputetë, AAK do t’i ketë 8 dhe Lista Serbe 10 deputetë.

“Numri i votuesve 814 mijë e 122 votues. Numri i votuesve 89 mijë e 257 votues jashtë kutive të votimit. Pjesëmarrja në votime 48.77%”.

“Lëvizja Vetëvendosje ka marr 438 mijë e 334 vota, PDK-ja 148 mijë e 296 vota dhe e treta ka përfunduar Lidhja Demokratike e Kosovës me 110 mijë 978 vota, AAK-ja 62 mijë e 111 vota. Lista Serbe 44 mijë e 404 vota”, ka thënë Daka.

Të ngjashme