KQZ-ja sot shpërndan fletëvotimet

Prishtinë | 16 Tet 2021 | 08:29 | Nga Ekonomia Online

Gjatë paraditës së sotme, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të shpërndajë materialin kryesor të Zgjedhjeve Lokale 2021.

Lajmi është konfirmuar për Ekonomia Online nga zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

Pjesë e këtij materiali janë edhe fletëvotimet. Në çdo vendvotim do të ketë dy lloje të fletëvotimeve: për zgjedhjet për Kryetarë të Komunave dhe për zgjedhjet për Kuvende Komunale.

Njoftimi:

ju njoftoj se nesër (e shtunë, 16 tetor, ora 10:00) Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të bëjë shpërndarjen e materialit kryesor zgjedhor, ku bëjnë pjesë edhe fletëvotimet, për Zgjedhjet Lokale 2021.

Ftohen mediat për të përcjellë këtë aktivitet të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Vendi: Depoja qendrore e KQZ-së, përballë QNR-së.
Ora: 10:00

Të ngjashme