Krasniqi: Besim Ilazi i gatshëm për t’i dhënë Kaçanikut më shumë zhvillim e perspektivë

Prishtinë | 18 Tet 2021 | 17:53 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi ka falenderuar qytetarët e Kaçanikut të cilët e kanë votuar Besim Ilazin, derisa ka thënë se në raundin e dytë Ilazi do ta vulosë vazhdimin e qeverisjes së tij transformuese.

Postimi i plotë:                                            

Shumë mirënjohës ndaj qytetarëve të Kaçanikut që kanë vlerësuar punën meritore të Besim Ilazit dhe pa dyshim në raundin e dytë të zgjedhjeve, do ta vulosin vazhdimin e qeverisjes së tij transformuese.

I përkushtuar, kompetent dhe i gatshëm për t’i dhënë Kaçanikut edhe më shumë zhvillim e perspektivë, Besimi ka besim në bashkëqytetarët e tij, e Partia Demokratike e Kosovës në vullnetin e tij të madh, për t’ju shërbyer të gjithë kaçanikasve, pa dallim. Ai do të fitojë, sepse ka qeverisur mirë dhe ka transformuar Kaçanikun. Sepse qytetarët e Kaçanikut e dinë se Besimi është në garë për ta dhe do të bashkëqeverisë me ta, për t’i hapur horizonte të reja perspektivës dhe të ardhmes për të cilën Kaçaniku ka nevojë

Të ngjashme