Krasniqi: Nuk di shumë për partitë politike, uroj që Kosova të ketë ndryshime të mëdha

Prishtinë | 14 Nën 2021 | 16:33 | Nga Ekonomia Online

Ish-kampioni i botës në boks, Robin Krasniqi, ka uruar që zgjedhjet në Kosovë të sjellin ndryshime të mëdha.

“Kosovën e du shumë dhe jam shumë i lidhun me Kosovën edhe me popullin e Kosovës, edhe popullit të Kosovës i uroj nga zemra që sa më shumë të ketë ndryshime”, ka thënë ai për Specialen e Klan Kosovës.

Krasniqi ka thënë që nuk di shumë për politikën në Kosovë, por mbetet me shpresën që ky vend që thotë se e do shumë, të ecën përpara.

“Nuk jam shumë i vetëdijshëm për partitë politike por shpresoj dhe lutem që ky vend të ketë ndryshime shumë të mëdha, që dashuria për këtë vend të shtohet sa më shumë”.

Të ngjashme