Krasniqi: Rikthimi ynë në Vushtrri është shpresë për qytetarët e kësaj komune

Prishtinë | 18 Tet 2021 | 19:57 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi ka falenderuar qytetarët e Vushtrrisë të cilët e kanë votuar Ferit Idrizin.

Krasniqi ka shkruar se rikthimi në Vushtrri është shpresë për qytetarët e komunës.

Postimi i plotë:

Rikthimi ynë në Vushtrri është shpresë për qytetarët e kësaj komune, që duan një qeverisje zhvillimore e transformuese, të përgjegjshme e gjithëpërfshirëse, atë që Ferit Idrizi e ka për mision t’ua ofrojë.

Vushtrria dhe PDK-ja kanë qenë bashkë gjithmonë, e Feriti dhe qytetarët e Vushtrrisë do të bashkëqeverisin, për ta çliruar potencialin shumë dimensional të kësaj komune, për të gjithë e në dobi të të gjithëve pa dallim.

Feriti ka besim në qytetarët e Vushtrrisë dhe së bashku me ta do ta përmbyllë balotazhin me fitore, për Vushtrrinë dhe të ardhmen e qytetarëve të saj. Thellësisht mirënjohës ndaj të gjithë Vushtrriasve, për kulturën e lartë politike dhe për besimin në Partinë Demokratike të Kosovës.

Të ngjashme