Krasniqi: Rrahim Tërnava do t’i jap fund epokës së degradimit në Fushë-Kosovë

Fushë-Kosovë | 26 Sht 2021 | 17:37 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka qëndruar në Fushë-Kosovë, ku tha se me kandidatin e tyre për këtë komunë, Rrahim Tërnava, do t’i japin fund epokës së degradimit, raporton Ekonomia Online.

Krasniqi tha se kjo komunë ka potencial të madh, por që më shumë se 20 vjet nuk është bërë asgjë.

“Ky qytet do të bëhet për t’i dhënë një shans të ardhmes dhe perspektives që është aq e nevojshme për qytetarët e komunës suaj. Secili prej nesh që nuk jeton këtu kur e mendon Fushë-Kosovën, e mendojmë si një zonë të industrializuara. Kur e mendon se të gjitha këto zhvillime i ka bërë sektori privat, nuk ka si të jetë ndryshe veç të konstatojmë se kjo komunë ka një potencial të madh, ka njerëz punëtorë sepse krejt ka shohim sot është punë që e kanë bërë këta njerëz. Përkundër që ka shumë potencial në Fushë-Kosovë e që i mungon diçka çdo ditë. Kësaj i mungon qeverisja e përgjegjshme. Këtu ka pasur degradim urban po ashtu. T’i japim fund epokës të degradimit. PDK-ja është në garë për qytetarët, është në garë për hapjen e çerdheve e shkollave. Rrahimi është person i dëshmuar për këtë pozitë, është qytetarë i kësaj komune dhe e njeh shumë mirë këtë pjesë”.

Tutje, ai tha se Tërnava do të jetë kryetar ideal për ndërmarrësit, duke shtuar se koha e paaftësisë  për të qeverisur duhet të marr fund.

Tërnava tha se listën e tij e përbëjnë mbi 60 për qind gra. Sipas tij kjo komunë do të jetë shembull për komunat tjera.

“Ta kthejmë në udhë të  mbarë Fushë-Kosovën me profesionistë të fushave të ndryshme. Këta do të jenë përfaqësues të denjët të qytetarëve. Lista e PDK-së është me më shumë se 60 për qind gra. Kjo listë që edhe drejtoritë do të udhëhiqen nga gratë. Ne do të tregojmë shembull edhe për komunat tjera me përfaqësimin tuaj. Komuna e jonë udhëhiqet nga një kast politike e korruptive, e që e ka degraduar qytetin tonë, që nuk ka sjell asgjë të mirë”.

Të ngjashme