Krasniqi: Totaj do të bëjë ndryshime të mëdha në qeverisje

Prishtinë | 10 Nën 2021 | 21:20 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi tha se kandidati i kësaj partie për kryetar të Prizrenit, Shaqir Totaj, do të bëjë ndryshime të mëdha në qeverisje.

Postimi i plotë:

Prizrenin edhe pak ditë e ndajnë nga fitorja e madhe e qytetarëve, me Shaqir Totajn kryetar.

Bashkë për Prizrenin nuk është thjesht slogan, është formë qeverisëse, ku qytetari pa dallim do të jetë në qendër, e mbi të gjitha, udhëheqja e komunës do të bëhet nga gratë dhe burrat e Prizrenit.

Përfshirja sa më e madhe e grave në vendimmarrje në Prizren, programe konkrete për punësimin e tyre dhe mbështetja e veçantë për zhvillim në karrierë për vajzat, janë disa nga ndryshimet e mëdha që qeverisja e ndershme dhe kompetente e Shaqir Totajt do të sjellë në Prizren.

Sot patëm një takim të veçantë me gra të profesioneve të ndryshme të Kryeqytetit Historik. Të gjitha e duan ndryshimin, e duan rikthimin e qeverisjes së projekteve të mëdha. Kështu, të gjithë duan ta ndalin degradimin në këtë qytet, e bashkë do të punojmë me programin e duhur për Prizrenin, me Shaqir Totajn Kryetar.

Të ngjashme