Kryetari Abdixhiku ka konfirmuar përkushtimin e Ruzhdi Shehut të LDK-së për ndryshimin e Junikut

Prishtinë | 03 Tet 2021 | 10:58 | Nga Ekonomia Online

Duke respektuar të gjitha rekomandimet për mbrojtje nga Covid-19, kandidati për kryetar të Junikut Ruzhdi Shehu ka mbajtur tubim me struktura të LDK-së, ku prezent ishte edhe Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku.

Kryetari Abdigjiku ka konfimruar sërish vëmendjen dhe përkushtimin pa rezervë të LDK-së për ndryshimin e Junikut. Me këtë rast, si kryetar i ardhshëm Shehu prezantoi programin qeverisës për mandatin 2022-2025.

Postimi i plotë:

Të dashur junikas, Duke respektuar të gjitha rekomandimet për mbrojtje nga Covid-19, sot është mbajtur tubimi i strukturave të LDK-së në Junik ku prezent ishte edhe z. Lumir Abdixhiku, kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Kryetari Abdixhiku ka konfirmuar sërish vëmendjen dhe përkushtimin pa rezervë të LDK-së për të realizuar ndryshimin që Juniku e meriton.

Me këtë rast, si kryetar i ardhshëm i Junikut, unë kam prezentuar programin qeverisës për mandatin tonë të parë 2022-2025. Njëkohësisht kemi prezentuar edhe listën tonë fituese për anëtarë të Kuvendit Komunal të Junikut.

Së bashku kryetarin Lumir Abdixhiku, kemi vizituar tri (3) nga kompanitë më të suksesshme të Junikut me pronar vëllezërit Krasniqi: “Joos-Krasniqi” Sh.P.K, “Luna” Sh.P.K si dhe “German Plast” Sh.P.K, ku janë të punësuar qindra qytetarë nga Juniku. Përkrahja e junikasve për LDK është e jashtëzakonshme, prandaj me 17 tetor do të vuloset fitorja jonë dhe ndryshimi i shumëpritur për Junikun. R.Sh

Të ngjashme