Kryetari Shaqir Totaj merr mbështetjen edhe të dy partive në Prizren

Prishtinë | 09 Nën 2021 | 13:00 | Nga Ekonomia Online

Pas mbështetjes nga Nisma Social Demokrate, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Aleanca Kosova e Re e partive të tjeraminoritare, sot kandidati për Kryetar të Prizrenit Shaqir Totaj ka marrë përkrahjen edhe të dy partive të Ashkalive të Kosovës, dega në Prizren.

Gani Elshani, Kryetar i Degës së Partisë të Ashkalive për Integrim në Prizren dhe Hasan Godemi, Kryetar i Degës së Partisë Demokratike të Ashkalive të Kosovës në Prizren, sot edhe zyrtarisht i kanë dhënë mbështetjen e tyre kryetarit Totaj. 

Kryetari Totaj ka thënë se ndryshimi për Prizrenin po vjen – me qytetarët dhe të gjitha partitë politike  që janë zhgënjyer me qeverisjen e tanishme. 

“Mbështetjen sot na konfirmuan edhe Gani Elshani nga Partia e Ashkalive për Integrim (PAI) dhe Hasan Godemi nga Partia Demokratike e Ashkalive të Kosovës (PDAK). Kështu edhe do të qeverisim – të bashkuar e pa dallime për të gjithë Prizrenin. Faleminderit për besimin dhe mbështetjen. Përpara Prizren!”, ka thënë Totaj.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme