Ku u votua më shumë Vjosa Osmani

Prishtinë | 04 Mar 2021 | 12:36 | Nga Ekonomia Online

Drejtuesja e iniciativës “Guxo” dhe kandidatja e Lëvizjes Vetëvendosje për presidente, Vjosa Osmani, edhe zyrtarisht është njeriu më i votuar në historinë e zgjedhjeve në Kosovë që prej kur ato organizohen me lista të hapura.

38-vjeçarja që mban pozitën e ushtrueses së detyrës së Presidentit, në zgjedhjet e 14 shkurtit ka marrë besimin e gjithsej 300 mijë e 788 kosovarëve të cilët kanë shënjuar numrin dy në listën e partisë që drejton Albin Kurti e i cili zyrtarisht nuk ishte pjesë e garës si rezultat i një vendimi të Gjykatës Kushtetuese.

Më së shumti vota, Osmani mori në Prishtinë. Gjithsej 51 mijë e 440 qytetarë të Prishtinës, e votuan Osmanin për deputete.

Vota ajo mori edhe në Gjilan (21.229), Gjakovë (14.914), Mitrovicë e Jugut (16.860), Podujevë (14.988), Prizren (21.343), Pejë (18.676) dhe Vushtrri (15.580).

Votat e Vjosa Osmanit në qytetet e Kosovës:

Deçan: 3.830

Gjakovë: 14.914

Drenas: 3.834

Gjilan: 21.229

Dragash: 2.461

Istog: 6.725

Kaçanik: 6.319

Klinë: 4.068

Fushë Kosovë: 8.467

Kamenicë: 6.068

Mitrovicë e Jugut: 16.860

Leposaviq: 76

Lipjan: 10.598

Novobërdë: 627

Obiliq: 4.787

Rahovec: 7.931

Pejë: 18.676

Podujevë: 14.988

Prishtinë: 51.440

Prizren: 21.343

Skenderaj: 2.632

Shtime: 4.841

Shtërpcë: 553

Suharekë: 8.676

Ferizaj: 23.350

Viti: 8.595

Vushtrri: 15.580

Zubin Potok: 177

Zveçan: 96

Malishevë: 5.105

Junik: 526

Mamushë: 71

Hani i Elezit: 1.194

Graçanicë: 314

Ranillug: 12

Partesh: 1

Kllokot: 276

Mitrovica e Veriut: 692

BM139: 2.838

Të ngjashme