Kujtim Gashi: Po konfirmohet rezultati i EXIT POLL-it, PDK e para në Prizren

Prishtinë | 17 Tet 2021 | 20:16 | Nga Ekonomia Online

Anëtari i degës së Partisë Demokratike të Kosovës në Prizren, Kujtim Gashi, ka thënë se sipas informatave në terren, PDK kanë dalur të parët në Prizren.

Gashi ka falënderuar të gjithë qytetarët që kanë votuar dhe asamblistët, të cilët morën pjesë në zgjedhjet e 17 tetorit.

Përfundimisht ai ka thënë se PDK i respekton të gjitha EXIT POLL-et e prezantuara, megjithatë vullneti i qytetarëve është në kutitë e votimit.

Sipas EXIT POLL-it të Albanian Post, Shaqir Totaj nga PDK ka dalë i pari në Prizren me 39.4% të votës së përgjithshme.

Në balotazh pritet të i bashkohet Mytaher Haskuka i cili sipas EXIT POLL-it të Albanian Post është i dyti me 35%.

Të ngjashme