Kurti iu kërkon aktivistëve të LVV-së që t’i ndezin turbinat

Prishtinë | 10 Tet 2021 | 14:12 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti përmes një video-mesazhi ka thënë se qytetarët të kutitë e votimit do të marrin vendim për jetën e përditshme që ka rëndësi më të madhe se 17 shkurti.

“Udhëkryqi para këtyre zgjedhjeve është i tillë: nga njëra anë kandidatët e VETËVENDOSJE!-s me zgjidhje optimale për probleme reale, nga ana tjetër ata që paguajnë me milionat e vjedhura deri dje për video e marketing sot, me shpresë që nesër të zhvasin përsëri”, tha ai.

Kurti iu ka kërkuar aktivistëve të LVV-së që pasi i kanë ndezur motorat, tash t’i ndezin edhe turbinat.

“Në këtë javën e fundit ta tejkalojmë çdo parashikim, siç kemi bërë gjithnjë në zgjedhjet e kaluara. Sepse bashkë do të qeverisim. Vota për numrin 144 është votë që i jep shans zhvillimit dhe drejtësisë në komunat tona”, tha Kurti.

Të ngjashme