Kryeministri Kurti mbështet Arben Vitinë në mënyrë të veçantë

Prishtinë | 04 Nën 2021 | 16:59 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe kandidati i kësaj lëvizjeje për Kryetar të Prishtinës, Arben Vitia kanë kaluar ca qaste relaksimi.

Kështu së paku shihet në një video të shpërndarë nga Vitia në profilin e tij në Facebook.

“Menaxhimi i Prishtinës kërkon bashkëpunim e përkushtim të përditshëm i cili deri më tash i ka mungu kryeqytetit” ka shkruar ai sipër videos.

Në cak të Kurtit dhe Vitisë shihet të jetë topi me numrin 14, si simbolikë e 14 nëntorit, ditën që do të mbahet raundi i balotazhit.

Të ngjashme