LDK në Vushtrri mohon akuzat e PDK-së për posterët

Prishtinë | 09 Nën 2021 | 16:54 | Nga Ekonomia Online

LDK në Vushtrri i ka mohuar kategorikisht akuzat e PDK-së e të Ferit Idrizit kundër Kryetarit Xhafer Tahiri e degës së LDK.

“Kryetari Tahiri e as LDK nuk qëndrojnë prapa posterëve të publikuar nga PDK.Si duket në panikë nga humbja e sigurtë, ndonëse prap PAN është ri bashkuar në Vushtrri, ekipi në prapaskenë i z. Idrizi po inskenojnë vet situata të tilla me posterë të tillë që më pas të akuzoj të tjerët” thuhet në reagimin e LDK-së.

“I gjendur pa program qeverisës, Ferit Idrizi i PDK po i ikë debatit me Kryetarin Tahiri. Ikja nga debati televiziv është injorim për qytetarin e Vushtrrisë e që ky injorim është i papranueshëm.LDK e Kryetari Tahiri gjatë gjithë mandatit asnjëherë nuk ka përdorur gjuhën e urrejtjes, qytetarët e dijnë mirë kush ka përdorur gjuhë urrejtje në Vushtrri e në Kosovë” thuhet më tutje në komunikatën e LDK-së në Vushtrri.

Të ngjashme