Lekaj: 14 shkurti do të jetë vula e fitores së AAK-së

Prishtinë | 12 Shk 2021 | 18:30 | Nga Ekonomia Online

Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj, ka thënë se tubimi përmbyllës në Prishtinë, i fushatës për zgjedhje të parakohshme të 14 Shkurtit është vula e fitores sonë, i planit tonë, i sigurisë dhe i dinjitetit.

Lekaj ka takuar qytetarë të ndryshëm gjatë fushatës me të cilët diskutoi për brengat dhe problemet e tyre qe po hasin çdo ditë.

Lekaj shtoi se me Ramushin president aleanca do të ketë fokus kryesor punësimin e të rinjëve dhe zhvillimin ekonomik.

Njoftimi i plotë:

Anë e mbanë vendit u takuam me shumicën e qytetarëve, ndëgjuam kërkesat dhe nevojat e tyre, u prezentuam programin më të mirë për zgjidhjen e problemeve të tyre, ndërsa ata na treguan që ne jemi në rrugën e duhur për qeverisjen e re dhe për sigurinë e shtetit në krye me Presidentin në ardhje Z. Ramush Haradinaj.
Aleanca do të jetë e fokusuar në punë dhe zhvillim që nga dita e parë dhe nuk do të ndalet për asnjë moment përballë pengesave dhe vështirësive.
Dhe duke u siguruar që tash do ta kemi edhe Presidentin si mburojë dhe forcë të vendit, ne do të jemi më të qetë dhe rruga jonë drejt zhvillimit do të jetë më e lehtë.

Të dielen e 14 Shkurtit, jeni ju që vendosni për ne dhe jemi ne që do të punojmë për të mirën tuaj.

Duke votuar numrin 135 ju e vërtetoni që jeni të përkushtuar për të parë vendin drejtë zhvillimit të pakthyeshëm dhe të sigurtë dhe duke votuar numrin 7 brenda listës së Aleancës më jepni nderë dhe përgjegjësi për të punuar pa rezervë dhe pa dallime.

Dalshim faqebardhë.

No description available.
No description available.
No description available.
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme