Lekaj: Juniku është me fat që ka një kryetar si Agron Kuqi

Prishtinë | 12 Nën 2021 | 18:16 | Nga Ekonomia Online

Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj, thotë se ka parë një pjesëmarrje madhështore për Agron Kuçin, i cili garon edhe për një mandat për kryetar të Junikut.

Ai ka thënë se Juniku është me fat që ka një kryetari si Kuqi, teksa ka ftuar qytetarët që ta votojnë më 14 nëntor.

Postimi i plotë i tij:

Në Junikun e Agron Kuqit, një pjesëmarrje madhështore e junikasve për të mbështetur kryetarin e tyre i cili është shembulli më i mirë i një kryetari të përkushtuar për qytetin e tij. Agronin e kam mik të vjetër dhe vlerat e tij njerëzore e udhëheqëse janë të jashtëzakonshme, një mik i mirë por edhe një koleg i shquar që na ka bërë krenar të gjithë familjen politike për arritjet dhe sukseset e tij.

Juniku është me fat qe e ka një kryetar si Agron Kuqi dhe i ftoj të dielën me datë 14.11.2021 ta vulosin fitoren e Aleancës dhe Kryetarit Agron Kuqi.

Të ngjashme