Lista e shkollave ku do të ketë votime më 17 tetor, mësimi mbahet online

Prishtinë | 12 Tet 2021 | 20:29 | Nga Ekonomia Online

Asociacioni i Komunave të Kosovës, ka bërë të ditur se Ministria e Arsimit ka marrë vendim që të hënën më 18 tetor të mos ketë mësim fizik në ato shkolla ku do të mbahet procesi i votimit të dielën.

Kurse, në shkollat ku nuk do të mbahen votime të dielën, mësimi do të zhvillohet normalisht.

MASHT-i ka njoftuar se pas zgjedhjeve lokale, komunat kanë për obligim që t’i dezinfektojnë shkollat, në mënyrë që procesi mësimor të zhvillohet normalisht më 19 tetor.

KËTU gjeni listën e shkollave në të cilat do të ketë votime më 17 tetor.

Të ngjashme