Lluka e Deçanit përkrah fuqishëm liderin e Aleancës Ramush Haradinaj e Bashkim Ramosaj

Prishtinë | 06 Tet 2021 | 21:05 | Nga Ekonomia Online

Kryetari aktual dhe kandidati për kryetar të komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj ka vizituar fshatin tradicional Llukën.

Ramosaj thotë se ky fshat e ka përkrahur fuqishëm aleancën dhe liderin e saj Ramush Haradinaj, andaj përkushtimi i tij për këtë vend do të jetë maksimal.

Megjithatë, Ramosaj zotohet se nuk do të ndalet deri në realizimin e projektit të fundit në Llukë.

Postimi i plotë:

Ky fshat që tradicionalisht kanë qënë në përkrahje të fuqishme të Aleancës dhe Liderit Haradinaj dhe që besimin e tyre jam munduar ta kthej me punë e përkushtim! Jam i lumtur që kam arritur të i realizoj disa punë e projekte të nevojshme për këtë lokalitet, ka akoma punë për tu bërë, i di saktë nevojat dhe kërkesat e tyre dhe do ti realizojmë! E kanë zotimin tim të sinqertë, që nuk do të ndalem deri në realizimin e projektit të fundit! #PërDeçaninSkaMeUdal. #AAK121

https://www.facebook.com/1891305244219623/videos/404839744558711

Të ngjashme