Lluka e Vranoci përkrahin fuqishëm kandidatin për kryetar të Deçanit Bashkim Ramosaj

Prishtinë | 01 Tet 2021 | 23:02 | Nga Ekonomia Online

Në kuadër të takimeve me qytetarë gjithandej komunës së Deçanit, kryetari aktual dhe kandidati për kryetar të komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj ka takuar qytetarët e dy lokaliteteve, Llukën e Ulët dhe Vranocin.

Ramosaj po merr përkrahje të vazhdueshme edhe nga Lluka dhe Vranoci, duke iu garantuar se me marrjen e mandatit të ardhshëm do të jetë në shërbim të tyre.

“Sonte kisha kënaqësinë të takoj dhe bashkëbisedoj me qytetarët e dy lokaliteteve të respektuara, në Llukë të Ulët dhe në Vranoc të Vogël. I falendërova për përkrahjen që në vazhdimësi i kanë dhënë dhe po i japin Aleancës dhe mua si kryetar. Ju garantova që kërkesat e tyre do të jenë prioritet i imi në fillimin e mandatit të ri”.

Faleminderit nga zemra Llukë e Ulët! Faleminderit nga zemra Vranoc i Vogël! Do të vazhdojmë të jemi bashkë ! #AAK121#PerDeçaninSkaMuNdal BR

Të ngjashme