Lumir Abdixhiku e Xhafer Tahiri vizituan QKMF-në në Vushtrri, zotohen se LDK-ja po i kthehet fuqishëm qytetarit

Prishtinë | 09 Tet 2021 | 22:08 | Nga Ekonomia Online

Kryetari aktual dhe kandidati për kryetar të komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri bashkë me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhikun vizituan QKMF-në dhe takuan mjekë, mësimdhënës e të rinjë në Vushtrri.

I pari i LDK-së, Lumir Abdixhiku dhe kandidati për kryetar të Vushtrrisë, Xhafer Tahiri falenderuan mjekët të cilët edhe përkundër rrezikut arritën të përballonin pandeminë.

Tahiri tha se në këtë mandat kanë përminsuar kushtet e punës dhe kanë trefishuar buxhetin, duke shtuar se bashkë me mjekët, mësuesit e të rinjtë do të vazhdojnë rrugëtimin për ndryshimin e qytetit të Vushtrrisë.

Postimi i plotë:

Sot me Kryetarin e LDK-së, Dr. Lumir Abdixhiku takuam mjekët, mësimdhënësit e të rinjtë në Vushtrri. Me ne ishte Dr. Hysni Gerguri e deputetja Rrezarta I. Krasniqi. Jam falënderues për punën e mjekëve, mësimdhënësve e të rinjve sidomos gjatë pandemisë Covid 19. Të gjithë bashkë kemi përballuar sfidën shëndetësore të shekullit. Në këtë mandat kemi përmirësuar kushtet e punës për mjekët, kemi tre fishuar buxhetin e barnave dhe kemi ndërtuar QKMF e re. Secili mjek e infermier i ka realizuar të drejtat nga kontrata kolektive pa pasur nevojë të endet gjykatave e përmbaruesëve. Bashkë me mjekët, mësuesit e të rinjtë e vazhdojmë rrugëtimin e ndryshimit më qytetin që e duam!

Të ngjashme