Lushtaku: Do të jem zëri i fuqishëm për qytetarët në Kuvendin e Kosovës

Prishtinë | 12 Shk 2021 | 18:18 | Nga Ekonomia Online

Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës, Mërgim Lushtaku, ka treguar për mbylljen e fushatës parazgjedhore në kuadër të së cilës ka zhvilluar qindra takime me qytetarë anë e mbanë vendit.

Ai shprehu mirënjohje për të gjithë njerëzit që kanë mbështetur PDK-në dhe vetë Lushtakun që të jetë deputet i ardhshëm i Kosovës.

Lushtaku shtoi se nëse merr besimin qytetar në zgjedhjet e 14 shkurtit do të jetë zë i fuqishëm në Kuvendin e Kosovës.

Njoftimi i plotë:

Të dashur qytetarë, miq, motra e vëllezër Sot po e përmbyllim fushatën parazgjedhore në kuadër të së cilës kam zhvilluar qindra takime. E shpreh mirënjohjen time për të gjithë juve që keni shfaqur gatishmërinë për të më përkrahur në garën për deputet në Kuvendin e Kosovës, që të jem zëri i juaj në kuadër të Partisë Demokratike të Kosovës #134, me numrin rendor #11. Falënderim dhe mirënjohje për tërë sugjerimet e këshillat e juaja. Gjithashtu, ju kërkoj sinqerisht ndjesë të gjithë atyre që s’kam mundur t’i takoj e që nuk kanë qenë të paktë ata që kanë shfaqur një interes të tillë. Koha e fushatës ka qenë e shkurtër dhe e pamjaftueshme. Me përulësi, kërkoj mirëkuptimin tuaj!? Më 14 shkurt, votoni për Partinë Demokratike të Kosovës nr. 134 dhe për mua nr. 11. Shëndet dhe paqe për të gjithë qytetarët e Kosovës!

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme