Lushtaku: Platforma e PDK-së e vetmja që mund të riparojë dëmet e shkaktuar nga Kurti e Hoti

Prishtinë | 02 Shk 2021 | 07:45 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike (PDK), Mërgim Lushtaku në një intervistë për Ekonomia Online ka thënë se partia e tij prioritet do ta ketë subvencionimin për bizneset dhe krijimin e vendeve të reja te punës.

Lushtaku theksoi se PDK-ja do të mundohet të përfaqësojë të rinjtë të cilët kanë probleme në aspektin e sigurimit të vendeve të punës.

“Partia Demokratike e Kosovës e ka shpalosur platformën e saj për mandatin e ardhshëm dhe ne besojmë si PDK dhe me fitoren e saj se në këto zgjedhje do të kemi fokusin kryesor te rimëkëmbja për arsye se si pasojë e keqqeverisjes së qeverisë në rastin e pandemisë dhe aspektin e përgjithshëm kemi ngecje të madhe ekonomike dhe shëndetësore ne duhet të merremi me ringjallje dhe rimëkëmbje të ekonomisë. Bizneset janë promotori kryesor i ekonomisë dhe ne duhet t’i dalim në ndihmë atyre sepse në këtë kohë të pandemisë mbi 80 mijë vende të punës janë humbur dhe kemi probleme jashtëzakonisht të mëdha edhe në aspektin shëndetësor dhe të sundimit të ligjit prandaj ky slogan do të jetë platformë kryesore e PDK-së”.

“Ne si kandidatë për deputet me këtë rast besoj se do të përfaqësojmë këtë platformë dhe do të mundohemi që të jetësojmë platformën me të cilën PDK-ja e bënë fushatën por njëkohësisht edhe ne si kandidatë për deputet e kemi një mundësi që t’i përfaqësojmë disa vlera të caktuara. Do të mundohem që të përfaqësojë të rinjtë sepse të rinjtë kanë probleme të mëdha në aspektin e sigurimit të vendeve të punës dhe në këtë drejtim do të mundohemi të jemi zëri i tyre i fuqishëm”.

Lushtaku mes tjerash ka thënë se angazhimi i tij si deputet do të jetë i fokusuar në komisionet parlamentare.

“Fokusi im kryesor do të jetë angazhimi ynë nëpër komisionin parlamentar. Në këtë drejtim varësisht nga angazhimi se më beson PDK-ja në parlament të Kosovës funksionin në komision unë do të mundohem që t’i përfaqësoj në veçanti rininë për arsye se mund të kem një qasje më të afërt me rininë dhe duke ditur problemet dhe shqetësimet e tyre të përditshme ne besojmë që mund të kemi një alternativë konkrete për të rinjtë sikurse që është në platformën në rimëkëmbje për arsye se do t’i mbështesim të rinjtë në start-up në biznese fillestare për të hapur vende të reja të punës pastaj do t’i mbështesim bizneset e vogla dhe të mesme që në këtë formë t’i hapim vendet e reja të punës dhe të kemi një rimëkëmbje më të fortë”.

Ai ka pasur kritika edhe për ish-qeverinë Kurti dhe Hoti, ku sipas tij, nuk janë marr parasysh kërkesat e PDK-së.

Lushtaku ka thënë se mosmiratimi në kohë i Ligjit për Rimëkëmbje ekonomike ka bërë që shumë punëtorë të humbin vendin e tyre të punës.

“Fatkeqësisht qeveria Kurti dhe qeveria Hoti kanë qenë shumë kokëfortë ndaj argumenteve tona dhe si pasojë kemi mbi 80 mijë vende të humbura të punës. Meqenëse në PDK kemi dhënë nismën ligjore për rimëkëmbje ekonomike qysh në prill kur qeveria Kurti ishte në funksion dhe ata nuk kanë mbështetur këtë nismë ligjore”.

“Njëjtë ka vazhduar edhe qeveria Hoti dhe pamë që argumentet tona janë duke hasur në vesh të shurdhër të dy qeverive dhe ne treguam pozicionin tonë dhe u tërhoqëm nga nisma ligjore duke prezantuar vetëm katër pika të cilat janë të nevojshme në këtë ligj të rimëkëmbjes ekonomike. Prandaj besoj që ka pasur shumë pasoja dhe nëse qeveria Kurti dhe Hoti do të kishin miratuar dhe me mbështet ligjin e rimëkëmbjes në prill unë nuk them që kish me pas vende të humbura të punës, por numri i tyre kish me qenë shumë më i vogël”.

Ai beson që platforma e Partisë Demokratike të Kosovës, është e vetmja e cila mund ta ringjallë ekonominë dhe të riparojë dëmet që janë shkaktuar nga dy qeveritë e kaluara, raporton EO.

“Partia Demokratike e Kosovës duhet të ringjallë ekonominë dhe kësisoj të riparojë dëmet që kanë bërë këto dy qeveri. Prandaj besojmë që është partia e vetme në aspektin politik që në udhëkryqet më të vështira dinë të mbajë drejtim. Është e vetmja PDK-ja që në këtë katrahurë që ka krijuar Qeveria Kurti dhe qeveria Hoti sidomos në aspektin ekonomik ne besojmë që platforma e PDK-së është më e mirë që mund t’i drejtohet qytetarëve të Kosovës”.

Kandidati për deputet, Lushtaku ka thënë se PDK-ja do të garon për vendin e parë, pasi që sipas tij, e meriton që të qeverisë me vendin.

“Si në çdo garë edhe PDK-ja ka synim vetëm vendin e parë për arsye se besojmë se Partia Demokratike e Kosovës e meriton të qeverisë këtë vend nëse duam t’i jetësojmë një ekonomi stabile të vendit dhe në këtë drejtim besojmë që qytetarët e Kosovës kanë pasur mundësinë t’i shohin edhe në vepër qeverisjen e dy partive të tjera siç ishte VV-ja dhe LDK-ja. Dhe ne kemi parë që në praktikë nuk kanë pasur një projekt kapital që kanë realizuar. PDK-ja është e vetmja parti që mundet t’i realizojë edhe rritjen e pagave edhe në sektorin privat”.

Madje Lushtaku ka lavdëruar partinë e tij, ku thotë se të gjitha projektet kapitale janë realizuar nga PDK-ja.

“Qytetarët duhet të vendosin për vepra politike jo për demagogji. Besoj që ja vlen të shikohet gjithë aspekti i qeverisjes që nga paslufta deri në këdo rrethana. Të gjitha projektet kapitale dhe prioritet e qytetarëve janë realizuar nga PDK-ja duke filluar nga pavarësia e vendit, autostradat, rrugë nëpër komuna të ndryshme janë rritur pagat e shërbyesve civil, e mësimdhënësve. Është e vetmja PDK-ja që mund të bëjë ndryshimin në sektorin privat”.

Të ngjashme