Mbahet faza e parë e programit trajnues për Zgjedhjet Lokale 2021

Prishtinë | 29 Sht 2021 | 12:16 | Nga Ekonomia Online

Në kuadër të përgatitjeve për organizimin e Zgjedhjeve Lokale 2021, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përmbyllur fazën e parë të programit të trajnimit.  Programi i trajnimit për 260 trajnerët, të cilët do të angazhohen në të gjitha komunat e Kosovës, është zhvilluar sipas planifikimeve me planin operacional për organizimin e këtyre zgjedhjeve. 

Ky program është orientuar në disa tema:  – Trajnimi për procedurat e votimit dhe numërimit;  – Trajnimi për procedurat e votimit të personave me nevoja të veçanta; dhe  – Trajnimi për pranimin dhe dorëzimin e materialit zgjedhor. 

Trajnerët të cilët kanë përfunduar këtë program trajnimi, në një fazë të mëvonshme, do të përgatisin anëtarët e Këshillave të Vendvotimit të cilët do të angazhohen në ditën e zgjedhjeve në të gjitha vendvotimet në Republikën e Kosovës.

Të ngjashme