Mbi 1 mijë pako të supozuara me fletëvotime arrijnë nga diaspora

Prishtinë | 13 Nën 2021 | 13:32 | Nga Ekonomia Online

1 mijë e 571 pako të supozuara me fletëvotime kanë arritur nga diaspora për zgjedhjet e balotazhit që mbahen të dielën, raporton Ekonomia Online.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka thënë për Ekonomia Online, se procesi i votimit përmes postës për zgjedhjet e raundit të dytë ka përfunduar të premten në mesnatë

“Procesi i votimit përmes postës për komunat në të cilat mbahet raundi i dytë i Zgjedhjeve për Kryetarë të Komunave ka përfunduar të premten në mesnatë. Gjatë periudhës së votimit përmes postës (29 tetor – 12 nëntor) Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka pranuar 1,571 pako të supozuara me fletëvotime”, ka thënë Elezi.

Të ngjashme