Mbi 7 mijë votues në “Ismail Qemali”, angazhohen persona përgjegjës për respektim të masave

Prishtinë | 17 Tet 2021 | 09:13 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në shkollën “Ismail Qemali”, në kryeqytet procesi i votimit ka filluar me kohë, raporton Ekonomia Online.

Menaxherja e kësaj qendre votimi Mimoza Krasniqi ka sqaruar se në këtë shkollë të drejtë vote kanë 7 605 votues, ku gjithsej janë 9 pika votimi.

“Kjo qendër votimi i ka 7605 votues, në këtë qendër janë 9 pika votimi, dhe secila pikë votimi e ka numrin e caktuar të votuesve”.

“Kjo qendër është hap në ora 07:00 dhe gjithçka është duke shkuar në rregull”.

E për respektimin e masave anti-Covid, Krasniqi tha se në secilën qendër votimi janë vendosur persona përgjegjës për të treguar për respektimin e tyre.

“Sa i përket masave anti-Covid, në secilën qendër janë caktuar personat përgjegjës, ku ka postier që tregojnë, ka dezinfektues si dhe qytetarët po vijnë të pajisur me maska”.

Numri i personave që do të votojnë për herë të parë në zgjedhjet e sotme është 41 mijë e 12 votues.

24 mijë e 697 kanë arritur moshën 18 vjeçare pas 14 shkurtit kur u mbajtën zgjedhjet parlamentare apo do ta arrijnë këtë moshë deri sot më 17 tetor në ditën kur po mbahen zgjedhjet lokale.

Zgjedhjet do të monitorohen nga mijëra vëzhgues të vendit, ndërsa Bashkimi Evropian tashmë ka dërguar një mision për vëzhgimin e zgjedhjeve lokale. Kërkesa drejtuar BE-së për këtë mision vëzhgimi është bërë nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Të ngjashme