Mbyllen qendrat e vendvotimit

Prishtinë | 17 Tet 2021 | 19:04 | Nga Hasan Hoti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në ora 19:00 janë mbyllur vendvotimeve në Kosovë, raporton Ekonomia Online.

Ekonomia Online ka qëndruar në qendrën e votimit në Prishtinë shkolla “Elena Gjika”. Aty nuk  është raportuar për parregullsi.

Kryetari i Komitetit Olimpik të Kosovës, Besim Hasani, i cili votoi në këtë shkollë , është shprehur optimist se fituesi i zgjedhjeve do të bëjë më shumë për sportin.

Qytetarët në zgjedhjet lokale votuan për të zgjedhur kryetarët e rinj dhe përbërjet e reja të asambleve komunale për 38 komunat e Kosovës.

Këto ishin zgjedhje të rregullta lokale dhe të drejtë vote kishin 1 milion e 885 mijë e 448 votues.

No description available.
No description available.

Të ngjashme