Mehmeti: 46 projekte janë kryer në Hajvali, premtojmë ndërtimin e Shtëpisë së Kulturës dhe çerdhe

Prishtinë | 12 Tet 2021 | 20:20 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kandidati i AKR-së për kryetar të Prishtinës, Gëzim Mehmeti, ka vazhduar takimet e shumta me qytetarë të Prishtinës. Kësaj radhe, Mehmeti ka vizituar familjen Pacolli, me ç’rast, tha se për këto ditë kanë takuar shumë qytetarë të Hajvalisë.

Kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli, tha se partitë tjera po mundohen ta kopjojnë programin e tyre politik. Me këtë rast, Pacolli kërkoi që më 17 tetor të votohet Gëzim Mehmeti

“Programi i AKR-së është ende atraktiv që partitë tjera duan ta kopjojnë. Po ai program duhet të implementohet prej njerëzve që e duan Kosovën. Partitë edhe pas 13 viteve mundohen ta implementojnë atë. Ne kemi dëshmuar krejt këto vite se puna është shtylla kryesore. Në këto zgjedhje të zgjedhim atë që meriton. Votojeni Gëzimin sepse është njeri punëtor, që njeh problematikën në Kosovë dhe poashtu qytetin”, u shpreh Pacolli.

Kandidati për kryetar të komunës së Prishtinës Gëzim Mehmeti ka thënë se pa zhvillim të Gollakut nuk ka zhvillim të Prishtinës.

“Infrastruktura është që i shërben zhvillimit. Pa zhvillim të Gollakut nuk ka zhvillim të Prishtinës. Momentin që na është dhënë besimi e kemi kthyer tek ju. Dhe kërojmë të na mbështesni. Dilni me 17 tetor dhe na votoni edhe gjithë këtë ekip të mrekullueshëm”, tha ai.

“Ne kemi program të avancuar në transparencë të bashkëqeverisjes. Do të vendoset edhe çështja e administratës. Kërkojmë besimin e juaj.  Ne jemi njerëz të punës e jo fjalës. Të gjitha projektet janë bazua në kërkesa reale dhe atë që kemi prezantuar ka bazë ligjore. Votoni gjithë këta kandidatë për asamble dhe votojeni numrin 149 dhe me 17 tetor ballëhapur do të dalim nga zgjedhjet”, tha në fund Mehmeti.

E nënkryetari i Prishtinës, Selim Pacolli ka thënë se bashkë me Mehmetin janë duke takuar qytetarë të Hajvalisë. Në Hajvali tha janë kryer 46 projekte, teksa premtoi ndërtimin e Shtëpisë së Kulturës.

“Mund të ju them që për 4 vitet e ardhshme janë projekte të shumta mirëpo shpeshherë nuk kemi bërë propagandë por janë kryer rrugë në teren. Janë 46 projekte që janë kryer në Hajvali. Projekte të tjera është shtëpia e kulturës që do kushtoj mbi 2 milion euro. Kemi planifikuar edhe ndërtimin e një çerdhe për 320 vende”, u shpreh ai.

Të ngjashme