Mehmeti: Kemi investuar 3.2 milionë euro në lagjen “Dardania”, do të vazhdojmë edhe mandatin tjetër

Prishtinë | 06 Tet 2021 | 15:49 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kandidati i AKR-së për kryetar të komunës së Prishtinës, Gëzim Mehmeti, ka vizituar lagjen e “Dardania”, kur i ka parë për së afërmi punimet që i ka bërë në këtë zonë, raporton Ekonomia Online.

Ai tha se kanë investuar 3.2 milionë euro në këtë lagje, duke shtuar se ka filluar edhe ndërtimi i çerdhes më të madhe.

“Jemi në Dardani, kjo lagje e Prishtinës ka marr formë tjetër, ku janë investuar 3.2 milionë euro, këtë investim dhe planifikim e kam iniciuar unë. Në pjesën se ku gjendemi tash ka qenë e betonizuar, kemi gjelbërim, 1/3 e pjesës është gjelbërim dhe kjo më jep krenari, kemi investuar në çdo rrugë, kemi rindërtuar 12 parkingje, nuk ka çka të investohet këtu. Edhe ndërtimi i çerdhes më të madhe ka filluar”.

“Qytetarët e Dardanisë le të mendojnë mirë, për ata të cilët janë të punës dhe të veprimeve, ka thënë Mehmeti.

Ai është shprehur i bindur se do të dal i pari me 17 tetor.

Të ngjashme