Mehmeti në lagjen “Kodra e Trimave”: Do ta zgjidhim çështjen e pronësisë

Prishtinë | 28 Sht 2021 | 18:43 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kandidati për kryetar të komunës së Prishtinës nga AKR-ja Gëzim Mehmeti, ka shpalosur programin e tij politik para qytetarëve të lagjes “Kodra e Trimave”, raporton Ekonomia Online.

Para banorëve, Mehmeti tha se përmendi punët që i ka bërë gjatë mandatit sa ka qenë drejtor në Komunën e Prishtinës.

“Për 1040 ditë sa kam qenë drejtor i Infrastrukturës çdo dytën ditë e kemi ndreq një rrugë. Çdo qytetar i Prishtinës mund të sheh rrugën dhe cila është realizuar. Kodra e Trimave është ndër lagjet e njohura në Prishtinë”, tha Mehmeti.

Mehmet u zotua se do ta zgjidh çështjen e pronësisë, problem ky i kamotshëm për këta banorë.

“Investimet janë 700 mijë euro në lagjen “Kodra e Trimave”, ku kemi ndërtuar çerdhe. Unë zotohem se do ta rregullojmë një problem që e kanë banorët çështjen e pronësisë. Banorët e kësaj lagje nuk e kanë dokumentacionin. Ne si komunë nuk mund të veprojmë në rast se një pronari është 60 vjet kërkon leje ai refuzohet. Kjo pjesa e fillimit ka plan të detajuar që lejohet ndërtimi deri 10 kate. Posa të bëhem kryetar është ta gjejmë formën juridike që me propozim të kryetarit propozohet që me një çmim simbolik t’ia shesim dhe prona 70 për qind të bëhen pronar de juro”, u shpreh Mehmeti.

“Pastaj kemi paraparë ndërtimin e dy çerdheve. Me bashkëqeverisje kemi menduar transparencë afër qytetarit. E kemi paraparë qendrën monitoruese që janë faktorët relevantë të monitorimit ku do të jetë kryetari, mediat shoqëria civile, prokuroria dhe policia. Në bazë të dronit do të bëjmë inspektimin. Një çështje me rëndësi dhe fokusi kryesor është bujqësia. Bletarisë do ti kushtojmë rëndësi ku do ta formojmë institutin e bletës”, u shpreh ai.

Lenoroa Rafuna kandidate për kuvend komunal, ka thënë se Plani për Prishtinë është i pasur dhe prioritet ka transparencën e qytetarit.

“Kodra e Trimave” ka nevojë për parqe qendra kulturore dhe primare për mua është përfaqësimi i të rinjve në Prishtinë. Primare do të jetë edhe lagja jonë. Ju ftoj që me 17 tetor të mbështetni kandidatin e AKR-së, Gëzim Mehmetin”, tha ajo.

Lexo më shumë:

Të ngjashme