Mehmeti viziton “Sh.A. 24Yjet”, premton përkrahje për këtë kompani

Prishtinë | 09 Tet 2021 | 21:01 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kandidati i AKR-së për kryetar të Prishtinës, Gëzim Mehmet, ka vizituar kompaninë e autobusëve “Sh.A. 24Yjet”, ku është takuar me drejtues të kësaj kompanie.

Mehmeti është njoftuar për sfidat që po kalon kjo kompani, teksa iu premtoi zgjidhje, e cila operon në kryeqytet me 22 autobusë.

“Ne në kërkesat që i kemi më së shumti janë pengesat në rrugë. Këto e dimë që ju dëmtojnë juve, por këkesa kemi shumë nga banorët, pasi që ka shumë shoferë që nuk i respektojnë rregullat e komunikacionit.   

“Çështja tjetër që u përmend, janë pritoret. Ne së bashku me Selimin (Pacollin), kemi vendosur pritoret këtu”, u shpreh Mehmeti.

Të njëjtën kërkesë e patën edhe drejtuesit e kompanisë.  

Të ngjashme