Memli Krasniqi dhe Shaqir Totaj shpallin fitoren e PDK-së në Prizren

Prizren | 14 Nën 2021 | 21:30 | Nga Hasan Hoti

Memli Krasniqi dhe Shaqir Totaj e kanë shpallur fitoren e PDK-së në Prizren, raporton Ekonomia Online.

Kryetari i PDK-së Memli Krasniqi tha se PDK-ja ka fituar edhe në tetë komuna të tjera.

“Populli i Kosovës ia ka kthyer shpinën Albin Kurtit dhe Vetëvendosjes. Fituam në Prizren, Drenas, Vushtrri, Kaçanik, dhe sot është një natë e madhe për Partinë Demokratike të Kosovës (PDK), sepse qytetet janë në duar të sigurta, sepse populli i Kosovës i ka kthyer shpinën modelin e sundimit nga një njeri. Zgjidhni kandidatët më të mirë, votoni për qëllimet tuaj dhe përmisimin e cilësisë”, tha Krasniqi.

Tutje Krasniqi tha se është krenar që kandidatët e kësaj partie u bënë kampion i ndryshimit.

“Jam shumë krenar që kandidatët tanë u bënë kampion i ndryshimit, jam shumë krenar për ta dhe për fushatën e tyre, dhe dua të falënderoj qytetarët tanë dhe partnerët tanë nga partitë e tjera”.

Ai falenderoi në veçanti votuesit e Totajt, duke shtuar se Prizreni i ka refuzuar politikat dhe vizionin e dështuar të Vetëvendosjes.

“Dua të falenderoj edhe gjithë ata votues të Shaqir Totaj, sepse vetëm këta votues entuziast e bën të mundur që të bëhet kryetar. Falenderoj Kandidatët tanë që bënë një fushatë cilësore për përmisimin e jetës së qytetarëve. Jam krenar me ta dhe jam krenar me juve, dhe në veçanti dua të uroj Shaqir Totajt, sepse fitorja e tij ështe fitore për Prizrenin dhe për të ardhmen, Prizreni ka refuzuar premtimet dhe lidershipin e dështuar të Vetëvendosjes. Dje ishte Mitrovica dhe Ferizaj e sot Prizreni dhe komunat e e gjithë Kosova. PDK u bë sot partia më e madhe në vend. Do ta mbajmë fjalën dhe do ti përmushim premtimet”

E Kryetari i sapo zgjedhur Shaqir Totaj tha se ai tashmë i erdhi Prizrenit, duke i falenderuar qytetarët që me votën e tyre e përkrahën ndryshimin.

“Mirëbmrëma Prizren unë erdha. Dëshiroj të ju falenderoj për një armosferë të mirë gjatë ditës së sotme. Prizreni definitivisht është qytet i kulturës dhe civilizimit, dëshiroj të ju falenderoj qe me votën e juaj e përkrahët ndryshimin, dhe në veçanti të gjithë ata që me punën e tyre të palodhshme nuk u ndalën së pushuari që ky ndryshim dhe monentum do të vjen”

“Ne jemi bashkë për Prizrenin dhe gjithë ata që kanë një vizion për një të ardhme më të mirë pa dallim, jo vetëm gjatë fitores por edhe pas saj”, theksoi tutje Totaj.

Të ngjashme