Memli Krasniqi: Shaqir Totaj do t’ia kthejë perspektivën Prizrenit me projekte madhore

Prishtinë | 09 Tet 2021 | 22:44 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka qëndruar sot në Korishë, Randobravë e Atmaxhë të Prizrenit, ku bashkë me kryetarin e ardhshëm të kësaj komune, Shaqir Totajn, bashkëbiseduan me qytetarët për ndryshimet e mëdha që ata i presin nga qeverisja e PDK-së.

Pëmes një postimi në Facebook, Krasniqi u shpreh se në katër vitet e fundit, Prizreni është keqqeverisur nga një grupacion që e ka kthyer qeverisjen komunale në çerdhe të nepotizmit e korrupsionit.

“Prandaj, Partia Demokratike e Kosovës është më se e vendosur për t’u rikthyer e për të marrë përgjegjësitë e qeverisjes, për t’ia rikthyer namin Prizrenit dhe për ta nxjerrë atë në tjetër nivel, me investime e projekte madhore. Këtë do ta bëjmë të mundur me kryetarin Shaqir Totaj, i cili është i mishëruar me Prizrenin dhe është i gatshëm të qeverisë bashkë me qytetarët dhe për të gjithë qytetarët, pa dallim. Prizreni ka nevojë për qeverisje të mirë, transparente dhe zhvillimore, e cila do të merr drejtimin nga data 17 tetor.”, shkruan ai.

Të ngjashme