Mërgim Lushtaku: Të rinjtë e Skenderaj përkrahin fuqishëm Sami Lushtakun e Fadil Nurën

Prishtinë | 09 Tet 2021 | 21:31 | Nga Ekonomia Online

Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku ka mbajtur takim me grupe të ndryshme të strukturave të rinisë së PDk-së, duke shtuar se ata janë plot entuziazëm e të gatshëm për punë.

Lushtaku tha se vetëm duke iu dhënë hapsirë gjeneratave të reja ne do ta ndihmojmë shtetin tonë.

Postimi i plotë:

Sapo mbajtëm takimet për organizimet finale të javës së fundit të fushatës zgjedhore me grupe të ndryshme të strukturave të rinisë. Ata janë plotë vullnet dhe entuziazëm, të gatshëm për punë dhe angazhim. Vetëm duke ju dhënë hapësirë gjeneratave të reja, potencialit të tyre që ata ngërthejnë në vete, ne do ta ndihmojmë shtetësinë tonë. Se sa serioz jemi ne si subjekt politik në këtë drejtim, tregon vet lista e asambleistëve të ardhshëm ku rinia është e përfaqësuar dinjitetshëm dhe gëzon mbështetje të madhe tek qytetarët. #PDKnukThyhet! #PDK177FadilNura

Të ngjashme