Misioni i vëzhgimit të BE-së i kënaqur me mbarëvajtjen: S’ka parregullsi të mëdha

Prishtinë | 17 Tet 2021 | 11:42 | Nga Majlinda Ibrahimi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Shefi i misionit të vëzhgimit të zgjedhjeve nga Bashkimi Evropian, Lukas Mandle, tha për Ekonomia Online se deri tani nuk është raportuar për ndonjë parregullsi të madhe.

Mandle tha se gjithçka është duke shkuar mire, duke ftuar qytetarët të dalin masivisht të votojnë.

“Ne jemi më shumë se 100 vëzhguesë që po kontribuojmë në demokracinë e Kosovës. Ne po bëjmë gjithçka për mbarëvajtjen të drejtë të zgjedhjeve. Më e rëndësishmja e demokracisë është që të shfrytëzohet e drejta për votë, prandaj u bëjë thirrje që të gjithë të votojnë pasi vendvotimet janë të hapura deri në 7.

“Deri tash po shkojnë mirë në gjithë Kosovën, ne do t’iu informojmë për të gjitha jo vetëm sot por edhe për numërimin, për balatozh nëse ka nevojë. Do të vëzhgojmë më neutralitet për të gjithë procesin”.

“Deri tani gjithçka po shkon mirë, nuk ka ndonjë parregullsi të mëdha, dita e zgjedhjeve ende s’ka përfunduar kështu që të shohim”.

Të ngjashme