Morina: Nesër ose pasnesër nis numërimi i votave të ardhura nga jashtë

Prishtinë | 15 Shk 2021 | 21:00 | Nga Ekonomia Online

Milaim Morina, nga koalicioni i organizatave joqeveritare Demokracia në Veprim, ka thënë se nesër ose pasnesër, pritet të fillojë numërimi i votave të ardhura me postë dhe të atyre me kusht.

Morina në një prononcim për KTV-në, theksoi se në zgjedhjet e djeshme ka pasur fluks të votuesve.

“Nesër ose pasnesër do të fillojë numërimi i votave nga diaspora dhe atyre me kusht. Në këto zgjedhje, ka pasur më shumë fluks të votuesve. Vetëm brenda Kosova ka pasur rritje prej 3 për qind, pa llogaritur votat e diasporës dhe atyre me kusht”, deklaroi Morina.

Ai shtoi se nuk ka pasur ndonjë incident apo parregullsi që mund ta cenonte procesin zgjedhor.

“Procesi shkoi qetë, pa incidente dhe pa ndonjë parregullsi që do e kishte cenuar procesin zgjedhor. Ka pasur vetëm fenomene, si fotografim të votës apo asistencë”, vazhdoi Morina.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme