Muhaxheri: Bizneseve familjare t’iu krijohen lehtësira në taksat komunale

Pejë | 27 Sht 2021 | 13:18 | Nga Ekonomia Online

Bartësi i listës zgjedhore të PDK-së në Pejë, Arton Muhaxheri, i shoqëruar nga kryetari i Degës, Xhavit Haliti, kanë vazhduar vizitat nëpër biznese, me qëllim që të njihen nga afër me kushtet e punës dhe kërkesat që ata kanë.

Muhaxheri me këtë rast ka premtuar se në asamblenë ardhshme do të kërkojë që bizneseve familjare t’iu krijohen lehtësira në taksat komunale.

“Sot bashkë me kryetarin e degës #Xhavithaliti dhe kandidaten për asamble komunale, Arta Vokshi- Nallbani, kemi vizituar biznesin familjar ‘Ajaka’ që merret me prodhimin e biskotave, turshive dhe ajvarit”, ka shkruar Muhaxheri në faqen e tij në Facebook.

“Ne iu premtuam se në asamblenë e ardhshme do të jemi përfaqësuesit më të zëshëm në krijimin e kushteve më të mira për bizneset familjare”.

POSTIMI I PLOTË:

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme