Muhaxheri: Grupi i asambleistëve të PDK-së do të jetë në mbështetje të ndërmarrjeve që kanë potencial zhvillimi

Prishtinë | 06 Tet 2021 | 15:57 | Nga Ekonomia Online

Bartësi i listës së PDK-së në Komunën e Pejës, Arton Muhaxheri ka vizituar kompaninë “Egi Group”, bashkë me kandidaten për asamble Oreta Devolli ku u pritën nga Berat Ukaj dhe menaxhmenti i kompanisë, me të cilët e ka ndarë edhe programin e PDK-së në Pejë.

Kjo gjë u bë e ditur nga një postim i Muhaxherit në Facebook.

Postimi i plotë:

Sot bashkë me kandidaten për asamble Oreta Devolli kemi vizituar kompanin “Egi Group” ku u pritem nga Berat Ukaj dhe menaxhmenti i kompanisë.
Grupi i ardhshëm i asambleistëve të PDK-së do të jetë gjithmonë në mbështetje të ndërmarrjeve që kanë porencial zhvillimi.

Të ngjashme