Muhaxheri i PDK-së: Faleminderit Pejë!

Prishtinë | 19 Tet 2021 | 15:43 | Nga Ekonomia Online

Bartësi i listës së PDK-së në qytetin e Pejës, Arton Muhaxheri ka falenderuar Kryetarin e degës Xhavit Haliti, për mbështetjen e parezervë në procesin zgjedhor.

Ai përmes një shkrimi në Facebook ka falenderuar poashtu edhe kryetarët e nëndegëve, kandidatët për asamble komunale, dhe votuesit e PDK-së.

Shkrimi i plotë:

Të nderuar qytetarë të Komunës sē Pejës, të nderuar kryetarë të nëndegëve, të nderuar kandidat për asamble komunale, të nderuar votues të PDK-së, më lejoni që të ju faleminderohem deri në përulje për punen dhe angazhimin që kemi bërë bashkë për të dal sa më mirë në këto zgjedhje edhe në rrethana të pazakonta për PDK-në në Pejë.
Më lejoni që një faleminderim të veçantë të ia bëjë edhe kryetarit të degës z. Xhavit Haliti i cili na mbështeti parezervë në gjithë procesin zgjedhor.
Në situaten të cilen ishim qytetarët e Komunës së Pejës nuk na e lëshuan dorën, na mbështeten me voten e tyre për ta bërë PDK-në në Pejë faktor në asamblen e ardhshme komunale.
Prandaj, Peja dhe qytetarët e saj meritojnë gjithë dashnin dhe vëmendjen e tonë.
Faleminderit Pejë! 💙

Të ngjashme