Muhaxheri: Ndërmarrjet prodhuese në Pejë nuk kanë mbështetje institucionale, kjo duhet të ndryshojë

Prishtinë | 29 Sht 2021 | 12:37 | Nga Ekonomia Online

Bartësi i listës së PDK-së në garën për komunën e Pejës, Arton Muhaxheri, tha s ndërmarrjet prodhuese në këtë komunë nuk kanë mbështetje institucionale, raporton Ekonomia Online.

Postimi i plotë:

Sot, bashkë me kandidatet për asamble komunale në Pejë, Flutra Kasapolli dhe Njomza Jupa kemi vizituar ndërmarrjen për prodhimin e biskotave “Sedefi” ku u pritem nga pronari Ahmet Sedefi.

Ndërmarrjet prodhuese në Pejë nuk janë në gjendjen e tyre më të mirë sa i përket mbështetjes institucionale, komunale dhe kjo qasje duhet të ndryshoj.

Bashkë me grupin e ardhshëm të asambleistëve të PDK-së qysh në seancat e para do të inicojmë lehtësira për bizneset që kanë potencial zhvillimi.

#bashkëpërPejën

#pdk177

Të ngjashme