Në Malishevë po prin kandidati i Nismës, VV vetëm e katërti

Prishtinë | 17 Tet 2021 | 21:29 | Nga Ekonomia Online

Në Komunën e Malishevës, pas numërimit të më shumë se 57 për qind të votave prin kandidati i Nismës Socialdemokrate, Ekrem Kastrati.

Partia e cila mori mbi 50 për qind në zgjedhjet nacionale – Vetëvendosje është vetëm e katërta në këtë komunë.

Alban Kastrati është bashkëshorti i ministres së Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu.

Rezultatet: e deritanishme
EKREM KASTRATI – NISMA – 37,79%
ISNI KILAJ (PDK) – 25,65%
BAJRUSH HOTI (LDK) – 18,17%
ALBAN KRASNIQI (LVV) – 14,75%
KASTRIOT BERISHA (AAK) – 3,41%
SELAJDIN BYTYÇI (SB) – 0,24%

Të ngjashme