Në Suharekë janë numëruar 77 %, Bali Muharremaj pa balotazh

Prishtinë | 17 Tet 2021 | 21:40 | Nga Ekonomia Online

Në Komunën e Suharekës, pas numërimit të 76,96 për qind të votave, kryetari aktual, Bali Muharremaj, i AAK-së po prin para kandidatit të LDK-së.

Sipas rezultateve të publikuara në faqen zyrtare të KQZ-së, Muharremaj është mbi 50 për qind, që i mundëson fitore në raundin e parë.

Rezultatet:
BALI MUHARREMAJ (AAK) – 50,52%
ARDIAN SHALA (LDK) – 31,20%
SALIH ZYBA (LVV) – 9,48%
MURTEZ ZEKOLLI (PDK) – 8,80

Të ngjashme