Nënkryetari i PDK-së në Pejë vazhdon fushatën derë në derë

Prishtinë | 08 Tet 2021 | 19:26 | Nga Ekonomia Online

Bartësi i listës së PDK-së në garën për komunën e Pejës, Arton Muhaxheri, ka shpalosur programin e partisë së tij derë në derë.

Tutje, ai ka thënë se edhe në ditët në vijim do të jenë nëpër lagje dhe fshatra për ta prezantuar programin politik të PDK-së.

“Sot kam prezantuar programin e PDK-së derë në derë i cili ka gjetur mbështetjen tek qytetarët e Komunës së Pejës. Edhe në ditët në vijim bashkë me kandidatë për asamble do të jemi nëpër lagje dhe fshatra të Pejës për ta prezantuar programin politik”, ka shkruar Muhaxheri.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme