Nëntë komuna fitohen pa balotazh; PDK – 5, LDK – 2, AAK – 2, VV – 0

Prishtinë | 17 Tet 2021 | 22:52 | Nga Ekonomia Online

Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ) po vazhdon publikimin e rezultateve për kryetarë të komunave të Kosovës.

Në shumicën e komunave janë numëruar më shumë se gjysma e votave dhe mund të thuhet se dihen fituesit për kryetarë në nëntë komuna të Kosovës, që në raundin e parë.

Partia Demokratike e Kosovës prin me pesë komuna të fituara pa balotazh, LDK me dy komuna dhe AAK me dy komuna.

Lëvizja Vetëvendosje sipas rezultateve të publikuara deri më tani nuk ka fituar asnjë komunë pa balotazh.

Po ashtu edhe Nisma siç duket në raundin e parë nuk ka arritur të fitojë Malishevën, e cila deri më tani ishte bastion i saj. Aty Ekrem Kastrati do të shkojë në balotazh me Isni Kilajn e PDK-së.

Këto janë komunat që janë fituar pa balotazh:

PDK
Kaçaniku – Besim Ilazi, 55 për qind
Mitrovica e Jugut – Bedri Hamza mbi 54 për qind
Skenderaj – Fadil Nura rreth 59 për qind
Ferizaj – Agim Aliu mbi 63 për qind
Hani i Elezit – Mehmet Ballazhi mbi 50 për qind

LDK
Lipjan – Imri Ahmeti, rreth 57 për qind
Pejë – Gazmend Muhaxheri, mbi 60 për qind

AAK
Deçan – Bashkim Ramosaj, mbi 67 për qind
Suharekë – Bali Muharremaj, mbi 50 për qind.

Komunat e tjera shkojnë në balotazh, duke përjashtuar ato me shumicë serbe.

Të ngjashme