Nga 21 komuna që ishin në balotazh, LDK fitoi 5, PDK – 4, VV – 4, AAK – 3

Prishtinë | 14 Nën 2021 | 21:53 | Nga Ekonomia Online


Në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale në Kosovë, Lidhja Demokratike e Kosovës (LKD) siguroi edhe 5 fitore sipas rezultatit të deri tashëm të KQZ-së ku janë numëruar në pothuajse të gjitha komunat mbi 85% e votave.

Komunat që siguroi LDK:

  1. Prishtinë – Përparim Rama
  2. Fushë Kosovë – Burim Berisha
  3. Istog -Ilir Ferati
  4. Viti – Sokol Haliti
  5. Junik – Ruzhdi Shehu

Ndërsa, PDK-ja ka siguruar 4 fitore:

  1. Drenasi – Ramiz Lladrovci
  2. Kaçanik – Besim Ilazi
  3. Prizren -Shaqir Totaj
  4. Dragash – Shaban Shabani

VV-ja në këtë raund arriti të sigurojë katër fitore në:

  1. Gjilan – Alban Hyseni
  2. Kamenicë -Kadri Rahimaj
  3. Podujevë – Shpejtim Bulliqi
  4. Shtime – Qemajl Aliu

AAK-ja ka siguruar 3 fitore:

  1. Gjakovë Ardian Gjini
  2. Klinë – Zenun Elezaj
  3. Rahovec -Smajl Latifi

Nisma Socialdemokrate ka siguruar fitore në Malishevë me Ekrem Kastratin.

Obiliqin e ka fituar Iniciativa Qytetare për Obiliqin me Xhafer Gashin.

Mamushën e ka fituar KDTP me Abdülhadi Krasniç.

Lista Serbe në këtë raund ka fituar Kllokotin me Vladan Bogdanoviç.

Të ngjashme