Nis festa te selia e LDK-së në Podujevë

Prishtinë | 14 Nën 2021 | 19:29 | Nga Ekonomia Online

Para selisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Podujevë, disa përkrahës të kësaj partie tashmë kanë nisur festën, raporton Express.

Pavarësisht se ende s’dihet rezultati përfundimtar dhe Exit Poll’et e realizuara kanë rezultate të ndryshme për fituesin, aktivistët e LDK’së janë mbledhur para selisë dhe po festojnë.

Nëse presioni është 140/90 – enët e gjakut duhet të pastrohen

Ndryshe, sipas Exit Poll’it të Albanian Post të prezantuar në T7, fitues në Podujevë është Shpejtim Bulliqi i VV’së.

Bulliqi ka fituar 50.4 për qind të votave, derisa Ekrem Hyseni i LDK’së ka marr 49.6 përqind.

Deri në orën 15:30, rezultati në këtë komunë kishte qenë në favor të LDK’së, por në orët e pasdites ka ndryshuar rezultati dhe ka dal e para Vetëvendosja.

Të ngjashme