Numërohen 92% të votave në Obiliq: Xhafer Gashi prin me mbi 60%

Prishtinë | 14 Nën 2021 | 20:36 | Nga Ekonomia Online

Qytetarët e 21 komunave të Kosovës u janë drejtuar sot për herë të dytë kutive të votimit, për të zgjedhur kryetarët e ardhshëm.

Në disa komuna tashmë janë numëruar mbi 90% të votave.

Në Komunën e Obiliqit kur janë numëruar mbi 92% të votave, kandidati i pavarur Xhafer Gashi kryeson ndaj kandidatit të LVV-së.

Sipas të dhënave nga KQZ, Xhafer Gashi ka marrë 60% të votave derisa kandidati i LVV-së ka rreth 40% të votave.

Rezultatet me 92% të votave të numëruara:

XHAFER GASHI 5,718 vota apo 60,15%

HALIL THAÇI (LVV) 3.789 vota apo 39,85%

Të ngjashme